Sulmohet një xhami në Gjermani

Policia njoftoi se sulmi ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit dhe bëhet fjalë për një ose më shumë sulmues.


Në qytetin Schleswig, afër qytetit Hamburg të Gjermanisë është vandalizuar një xhami, me ç’rast u shqye një Kuran dhe është hedhur në tualet.

Përveç kësaj, gjithashtu janë shkulur çezmat dhe u shkaktuan dëme materiale në xhami, e cila vepron nën autoritetin e Drejtorisë Turke për Çështje Fetare të Bashkësisë Islame Turke në Gjermani (DITIB).

Policia njoftoi se sulmi ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit dhe bëhet fjalë për një ose më shumë sulmues.

Sipas policisë, gjatë sulmit Kur’ani është shqyer në disa pjesë dhe hetimet kanë nisur lidhur me rastin.

Related posts

Si ndikon në furnizimin me naftë kriza e fundit në Lindjen e Mesme

SHBA-ja del sot zyrtarisht nga Organizata Botërore e Shëndetësisë

Analiza nga REL: Çfarë opsionesh ushtarake apo të tjera ka SHBA-ja kundër Iranit?