Instituti Demokratik Mozaik promovon platformën “ValleyRights”

Instituti Demokratik Mozaik ka promovuar një platformë në internet për të drejtat e shqiptarëve në Serbi.


Organizata joqeveritare “Instituti Demokratik Mozaik” në Preshevë, ka promovuar platformën unike, siç është quajtur nga vet ky institut, të dedikuar për fuqizimin e komunitetit shqiptar në Serbi.

“Me ValleyRights, ju keni një hapësirë të sigurt për t’u informuar, për të vepruar dhe për të ndërtuar një të ardhme më të drejtë për Luginën.” thuhet në njoftimin e organizatës të publikuar në Facebook.

Në vazhdim ju sjellim njoftimin e plotë: 

Lansohet ValleyRights – Platforma Unike për Luginën!

Sot, Instituti Demokratik Mozaik me krenari prezanton #ValleyRights, platformën e parë dhe unike të dedikuar për fuqizimin e komunitetit shqiptarë në Serbi🏛️⚖️

🔹 Njih të drejtat e tua.

🔹 Mbrohu nga padrejtësitë.

🔹 Raporto anonimisht dhe bëhu pjesë e ndryshimit.

Me ValleyRights, ju keni një hapësirë të sigurt për t’u informuar, për të vepruar dhe për të ndërtuar një të ardhme më të drejtë për Luginën

📚 Burime edukative – Njihuni me ligjet dhe strategjitë e avokimit.

📢 Raportim anonim – Ndani përvojat tuaja pa frikë.

🤝 Komuniteti dhe mbështetja – Bëhuni pjesë e ndryshimit.

👉 Vizitoni www.valleyrights.com

Related posts

OKB e shqetësuar për shkeljen e të drejtave të shqiptarëve në Luginë / Çfarë thuhet në këtë raport

Presheva dhe Bujanoci pa energji elektrike të dielën

Edhe pas më shumë se 24 orë nga grabitja në Tërnoc pa gjurmë të autorëve