Hill: Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë nuk ka të bëjë me shqiptarët në Serbi

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, nga Bujanoci ka thënë se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë nuk ka të bëjë me çështjen e shqiptarëve në Serbi, por vetëm zgjidhjen e problemeve mes Prishtinës dhe Beogradit.


“Duhet të jem shumë i qartë kur them se dialogu në Bruksel ka të bëjë me zgjidhjen e problemeve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Qëllimi i dialogut nuk është që të zgjidhen ndonjë çështje tjetër, çështjet e pakicave këtu apo në pjesët tjera të vendit,” – ka thënë Hill, transmeton portali Bujanovaçke.

Hill ka thënë se se çështja e minoritetit shqiptar në Serbi është çështje e shtetit të Serbisë dhe nuk ka të bëjë asgjë me dialogun mes dy vendeve në Bruksel.

Ai ka thënë se Amerika mbështet dialogun dhe marrëveshjen e arritur në Ohër, ku ka përsëritur se “pjesë e rëndësishme e së cilës është themelimi i Asociacionit”.

Marrëveshja e arritur nuk ka ndërmend të kalojë kufijtë.” – ka thënë ai.

Më tej, ai ka komentuar letrën e kongresmenëve që ia dërguan Sekretarit Antony Bliniken që edhe në Serbi të formohet bashkimi i komunave shqiptare, duke thënë se një komunitet i tillë nuk është pjesë e marrëveshjes së Brukselit.

Related posts

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”