Greqia nga nesër rimbyll kufijtë për shtetasit e Serbisë

Greqia nga nesër në ora gjashtë të mëngjesit do të mbyllë kufijtë e saj për shtetasit e Serbisë, ka konfirmuar Ministri Rasim Ljajiç për televizionin N1.


Greqia e morri këtë vendim për shkak të situatës epidemiologjike në Serbi dhe numrit të madh të personave të testuar nga Serbia në Greqi që e që kanë rezultuar pozitiv.

Ambasada e Serbisë në Athinë është njoftuar zyrtarisht se Greqia nga nesër do të mbyllë kufirin për shtetasit e Serbisë, iu është konfirmuar agjencisë së lajmeve Beta nga Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë.

Siç ka mësuar N1, mbyllja e kufijve nuk do të i prek turistët nga Serbia që momentalisht janë në Greqi. Atyre do të i lejohet të përfundojnë pushimet e tyre.

Related posts

Shpërthen zjarri mbi malin e fshatit Corroticë

Kuvendit Komunal në Preshevë miraton llogarinë përfundimtare të buxhetit për vitit 2024

Qeveria e Kosovës në detyrë ndan mbi 626 mijë euro për mbështetjen e arsimit dhe lobimit për shqiptarët në Luginë të Preshevës

/