Në Kosovë kthehet ora policore gjatë natës, mbyllen edhe lokalet gjatë natës

Shtrëngimi i masave në luftë kundër pandemisë Covid19 vjen në kohën kur në Kosovë, është rritur numri i të infektuarve nga koronavirusi dhe rastet e vdekjeve nga ky virus.


Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, është deklaruar pas takimit me udhëheqësit e institucuoneve shëndetësore se që nga sot në ora 21:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit, do të kuzohet lëvizja në Prishtinë, Prizren Ferizaj dhe Vushtrri.

Vetëm gjatë pesë ditëve të fundit janë regjistruar 557 raste të reja me COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi. Vetëm gjatë të shtunës, autoritetet kanë konfirmuar se nga sëmundja COVID-19, që e shkakton koronavirusi, kanë vdekur tetë pacientë.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka treguar çka është diskutuar në mbledhjene  sotme me krerët e institucioneve shëndetësore.

Ndërkohë ka theksuar se gjatë kohës që do të lejohet puna, do të lejohet vetëm shërbimi në hapësira të hapura dhe take away.

“Sa i përket bizneseve. Mbyllen të gjitha lokalet e gastronomisë nga ora 21 deri në orën 5 të mëngjesit. Lejohet puna vetëm në hapësira të hapura dhe take away”, ka thënë Hoti.

“Do të kujdesemi që të krijojmë kapacitete shtesë me pajisje duke riorganizuar komplet klinikat e QKUK’së, spitalet rajonale dhe spitalet private. Shpejt të blejmë edhe shtatë aparatura shtesë për testim”, ka thënë Hoti.

  • Do të kujdesemi të krijojmë kapacitete shtesë me shtretër, do të riorganizojmë komplet klinikat e QKUK-së, spitalet rajonale dhe spitalet private, shtretërit e tyre do të shfrytëzohen për pacientët që dërgohen nga QKUK, do të blejmë aparatura të reja për testime, do të krijojmë kapacitete shtesë për personel mjekësor.
  • Do të mobilizojmë të gjithë personelin mjekësor në nivel vendi, sidomos në mikrobiologji dhe infermieri. 
  • Do të merremi me kthimin e kapaciteteve për testim virologjik, do të krijohen kapacitetet Brenda ditës, deri në 500 teste Brenda ditës.
  • do të fillojmë procedurat urgjente që t’i blejmë edhe 100 mijë teste shtesë.
  • Do të testohen të sëmurët kronikë, ata që kanë shenja e të tjerë.
  • Do të kemi në dispozicion buxhetin për të siguruar teste deri në 100 mijë, vaksina sezonale deri në 500 mijë
  • Do t’I blejmë shtatë aparatura shtesë për testime virologjike.
  • Do të angazhohemi të punësojmë personel shtesë, do të sigurohemi se ka pajisje të nevojshme mbrojtëse, gjithashtu pagesa shtesë për institucionet që kanë qenë të angazhuara.

Related posts

Producenti Sokol Guga gati të sjell spektaklin e Shën Terezës në Ulqin

Tragjedi në Llap / Pasi vrau të dashurin, 31-vjeçarja e mori peng gruan e axhës

Bënin thirrje për xhihad, tri vjet burgim për dy të akuarit