Diskutim publik për Projekt-Buxhetin e Komunës së Preshevës 2025/2026

Komuna e Preshevës ka ftuar qytetarët dhe përfaqësuesit e institucioneve lokale që të marrin pjesë në diskutimin publik për Projekt-Buxhetin Komunal për vitin 2025/2026, i cili do të mbahet më 29 tetor 2025, në ora 11:00, në Sallën e Kuvendit Komunal në Preshevë.


Në këtë takim publik, të gjithë pjesëmarrësit – qytetarët, organizatat e shoqërisë civile, bizneset, përfaqësuesit e arsimit, ekonomisë, shëndetësisë, rinisë, grave dhe sportit – do të kenë mundësinë të paraqesin propozimet, prioritetet dhe sugjerimet e tyre për mënyrën më të drejtë dhe efektive të ndarjes së fondeve publike në buxhetin e vitit të ardhshëm.

Qëllimi i këtij diskutimi është rritja e transparencës dhe pjesëmarrjes qytetare në proceset vendimmarrëse, duke siguruar që politikat buxhetore të reflektojnë nevojat reale të komunitetit.

Related posts

Presheva, një qytet nga ku është e pamundur të udhëtosh me transport publik

Katër persona të plagosur në St. Gallen: arrestohet një shtetas i Serbisë

Ligji për të huajt dhe automjetet në Kosovë / Hapet Zyra për lehtësimin e procedurave për qytetarët e Luginës