Dita e 8 Marsit cilësohet si dita e revulucionit të gruas dhe pamvarësimit të sajë.
Në botë kudo, shumë kohë më parë, trysnija dhe injorimi i gruas ka qenë e dukshme. Përkushtimi dhe luftimi për të fituar ndërgjegjësimin nga gjinia e kundërt nuk u ndal kurrë .
Nga protestat masive që mbaheshin e deri te fjalimet shpresdhënëse, femrat vazhduan kështu, hapave të ngadaltë por të sigurtë.E drejta e votës e nisi fucishëm kampanjën e gruas për të filluar luftën direkte drejt fitores për të drejta dhe avancim.
Në nderë të kësajë dite ato që punuan dhe ndërtuan karierren e tyre drejt nevojës personale dhe kolegtive në shoqërinë preshevare nëpërmjet portalit PreshevaPRESS dhanë mesazhe motivuese që femrat të mos dorëzohen dhe mos t’ia lënë fatit suksesin e tyre që mund ta ndërtojë sa hap e mbyllë sytë.
Këto janë disa nga thënjet motivuese për sukses të disave nga personaltitet e roleve kyçe në shoqërinë preshevare.
GRATË LËVIZIN BOTËN!
Sot, në festën e gruas, kujtojmë gratë dhe vajzat e Luginës së Preshevës.
Ato të cilat ishin të përfshira në çdo proces të transformimeve tona shoqërore.
Patën guximin e shkollimit në periudhën kur arsimimi i gruas shihej me sy përbuzës.
Ishin pjesë e bashkëorganizimit të Referendumit të 1 dhe 2 marsit të vitit 1992.
Ishin pjesë e rezistencës së armatosur nën siglën e Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc.
E vazhdojnë të jenë promotore në zhvillimet e rëndësishme politike për Luginën e Preshevës.
Edhe përkundër faktit që gratë e vajzat e këtij rajoni përballen me diskriminim të dyfishtë.
Një, nga paragjykimet maskiliste.
Dhe tjetra nga Serbia, ku përveç diskriminimit gjinor, përballen edhe me diskriminimin vetëm se janë gra dhe shqiptare.
Ky realitet e bën edhe më të rëndë betejën e vajzave dhe grave në Luginë.
Por kjo nuk nënkupton dorëzim.
Përkundrazi motivim për angazhim edhe më të madh.
Sepse gratë e vajzat në Luginë munden më shumë.
Gëzuar!
Ardita Sinani, ish kryetare e Komunës së Preshevës
Dita Ndërkombëtare e Gruas festohet çdo vit më 8 Mars. Është një ditë globale që feston arritjet sociale, ekonomike, kulturore dhe politike të grave, duke shënuar gjithashtu një thirrje për veprim për përshpejtimin e barazisë gjinore. Është një ditë që njerëzit në mbarë botën të njohin kontributet dhe arritjet e grave. Një grua që e di vlerën e saj nuk e mat veten me një grua tjetër, por qëndron e fortë, e qetë dhe e sigurt në vetvete! Të festojmë fuqinë dhe forcën e të gjitha grave të pabesueshme në mbarë botën. Ju uroj një ditë të lumtur të gjitha grave! Urime 8 Marsi! 🌹
Mimoza Saqipi , drejtoreshë e bibliotekë së qytetit ” Mehmet Jusufi” në Preshevë
Unë punoj në Dispanzerin e mbrojtjes së Shëndetit të gruas. Bëj përcjellje/ndjekje të shtazanisë dhe diagnostikim/trajtim të patologjive gjinekologjike-obstetrike. Gjithashtu punoj në Maternitetin jashtspitalor ku bëhen lindjet normale.
Mua puna ime më pelqen, më jep kënaqesi. Kjo është dhe arsyeja pse krahas orarit të gjatë dhe vështiresive të punes, ajo mua më jep satisfakcion. është e magjishme ndjesia që të jep momenti kur dikujt i gjendesh në ndihmë. Akoma më i bukur dhe i vecantë është casti kur lind një jetë e re, takimi me beben që prej 9-10 muaj e ke parë duke u zhvilluar e rritur. I dua shumë fëmijët dhe momenti kur pas lindjes i mbaj në dorë, më bën gjithmonë të jem faleminderuese për atë perjetim.
Cdo gjë që bëhet me zemër, të jep kënaqesi. Pavaresisht faktit nëse është një punë profesionale apo punë amviserie. Duhet vetëm të ndalemi, ti vleresojmë gjërat dhe momentet e ti shijojmë ato.
Arta Selimi , gjinekologe
Bazuar në thënjet e cituara :
“Aty ku është dashuria aty është edhe jeta’’ – Mahatma Gandhi-
” Ti je e falur për lumturinë dhe suksesin tënd vetëm nëse me zemërgjerësi pajtohesh që atë ta ndash me të tjerët.”– Albert Camus-
Sepse :
Suksesi,lumturia,zemërgjerësia,falja ,sfidat e jetës arrihen dhe tejkalohen falë DASHURISË së dhuruar dhe komunikimit të ngrohtë e efektiv me njerëzit që na rrethojnë!
Fetije Bajrami, psikologe në shkollën fillore “Prof. Ibrahim Kelmendi” në Preshevë
Për nder të kësaj dite, nënave dhe grave u jepen dhurata të ndryshme, ku dhurata më e shpeshtë është luleje, e cila ka simbolin e respektit dhe dashurisë.