GJENDJE KRITIKE NË BUJANOC / 25 RASTE TË REJA INFEKTIMESH VETËM GJATË VIKENDIT

Në Raportin e fundit të Shtpisë së Shëndetit në Bujanoc, del në pah, se janë regjistruar edhe 25 raste pozitive me koronavirus në Bujanoc.


Tanimë, edhe Shtabi për Situata të Jashtëzakonshme, ka shpallur gjendje të  jashtëzakonshme, pikërisht pasi që numrat e të prekurve me koronavirus, janë shumëfishuar.

Nga nesër (e martë), priten të hyjnë në fuqi edhe masat e vendosura nga Shtabi i Krizave republikane, nga ku shumë biznese, do të mbyllen në ora 18:00, ndërsa , do të ndalohet grumbullimi mbi pesë persona në ambient të hapur dhe ate të mbyllur. /LuginaLajm


Të gjitha informacionet në lidhje me gjendjen pandemike në vend mund t’i gjeni duke klikuar në këtë vegëz apo në faqen NË FOKUS nën seksionin PANDEMIA COVID19 NË LUGINË.

Related posts

Presheva, një qytet nga ku është e pamundur të udhëtosh me transport publik

Katër persona të plagosur në St. Gallen: arrestohet një shtetas i Serbisë

Ligji për të huajt dhe automjetet në Kosovë / Hapet Zyra për lehtësimin e procedurave për qytetarët e Luginës