Ftohet seanca konstituive e Kuvendit të Komunës së Bujanocit

Kryetari i Kuvendit Komunal të Bujanocit, Enver Ramadani, ka zhvilluar sot takime konsultative me përfaqësuesit e listave zgjedhore të cilat kanë siguruar mandate në zgjedhjet lokale të dy qershorit.


“Qëllimi i takimit ishte thirrja e seancës konstituive të Kuvendit Komunal në suaza të afateve ligjore”, tha Ramadani për FOLonline.

Kur jemi tek afatet, në bazë të Ligjit ekzistues, Ramadani duhet të caktojë datën e seancës në dy ditët e ardhshme e cila nuk duhet të tejkalojë 30 ditëshin, nga koha e certikimit të rezultateve.

“ Supozoj se zhvillimin e seancës do ta ftoj midis datave 25-30 korrik”, theksoi Ramadani.

Megjithatë, kryetari aktual kishte gatishmëri që seancën konstituive ta thërras edhe për më herët, mirëpo kjo varej nga koalicionet eventuale që do të krijonin shumicën për t’i zgjedhur organet e reja.

“Në bazë të bisedave të sotme u vërejt se për momentin nuk ka ndonjë shumicë e cila do të ishte e gatshme të zgjedh drejtuesit e kuvendit”, tha ndër të tjera Ramadani.

Kujtojmë se javën e kaluar kanë nisur bisedimet paralele për koalicione eventuale midis Frontit për Ndryshim në njërën anë dhe treshes së subjekteve politike shqiptare të prirë nga LPD.

Deri më tash në fokus të takimeve kanë qenë bisedat me listat zgjedhore të serbëve dhe romëve.

Related posts

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”