Festivali i Teatrit Shqiptar ‘Moisiu’ këtë vit shënon edicionin e dytë

Nga 20 nëntori deri më 27 nëntor, në Tiranë do të mbahet festivali i teatrit shqiptar i cili mbledh shfaqje nga të gjitha teatrot shqiptare.


Shfaqjet kosovare, të cilat prezantohen në kuadër të Teatrit Kombëtar të Kosovës janë: “Fausti”, “Hana po fluturon”, “Masë për masë” dhe “1984”. Në këtë edicion gjithashtu do të luhet premiera e kooproduksionit të parë të teatrove kombëtare shqiptare, “Shtëpia e Zotit” me regji të Ilir Bokshit.

Vitin e kaluar festivali u mbajt në Shkup, këtë vit do të mbahet në Tiranë ndërsa vitin e ardhshëm në Prishtinë.

Edhe këtë viti do të ndahen 12 çmime, nga një juri e cila sipas marrëveshjes do të përbëhet nga një anëtar nga vendi mikpritës – Shqipëria; 2 nga Kosova e nga Maqedonia e Veriut.

Related posts

Për herë të parë në Preshevë është organizuar panairi i librit “Presheva Flet”

Përkundër mungesës së financave, SHKA “Presheva” me zemër mban gjallë krenarinë e Preshevës

Bibloteka “Mehmet Jusufi” në Preshevë do të organizoj “Panairin e Librit Shqip”

/