Enver Mehmeti kërkon publikisht dorëheqjen e Ragmi Mustafës së PDSH-së,

Anëtari i kryesisë së PDSH-së, Enver Mehmeti, i ka kërkuar dorëheqjen kryetarit të kësaj partie, Ragmi Mustafës nga posti i kryetarit.


Enver Mehmeti, që momentalisht është anëtar i kryesisë së Partisë Demokratike Shqiptare në Preshevë, e deri në zgjedhjet e fundit mbante pozitën e zëvendëskryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar, përmes një postimi në facebook, ka kërkuar dorëheqjen kryetarit të partisë, Ragmi Mustafa.

Mehmeti në postimin e tij ka numëruar arsyet pse Mustafa duhet dhënë dorëheqje nga pozita e Partisë Demokratike Shqiptare në Preshevë, duke komentuar edhe dorëheqjet e fundit të anëtarëve të kryesisë së PDSH-së në Preshevë.

Mehmeti marrëveshjen për koalicionin që do të udhëheqë me Këshillin Kombëtar Shqiptar e quan pazar politik dhe mendon se është kundër vullnetit qytetar.

Enver Mehmeti përveç që është anëtar i kryesisës së PDSH-së dhe ish zëvendëskryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, ka qenë edhe bartës i listës së PDSH-së për zgjedhjet e KKSH-së.

Në vazhdim ju sjellim postimin e plotë që Enver Mehmeti ka publikuar në llogairnë e tij në facebook:

Dorëhiqu, kryetar Ragmi Mustafa, prej PDSH-së!!!

Mjaft u larguan të tjerët, Largohuni Ju!

Të gjithë dhanë kontribut në parti me vite me zemër, i larguat, u larguan i etiketuat e çka Jo!

Askush në PDSH nuk beson se TI mund të fitosh më zgjedhje e të kthehet partia ku ka qenë, por nuk ta thon për shumë arsye!

Tre marreveshje të fundit apo pazare pa parime që i bëre e dëmtuan partinë, ra në 1-mijë vota!

E para ishte kur Samiun dashte me bo kryetar me PDSH PVD e LR!

E dyta kur e bëre Arditën, duke shkel vullnetin qytetar!

E treta në Këshill Kombëtar kur e shkele vullnetin qytetar!

Të gjitha rezultuan të dëmshme për PDSH, padyshim edhe për qytetarët!

Lista e këshilltarëve në Kuvendin Komunal sidomos me këshilltarët e ”shitur” ka qenë insistim i joti! Asnjëher nuk mbajte përgjegjësi!

Për këto gabime Komunën e Preshevës e udhëheq një kryetar mashtrues në veprim dhe i paturpshëm në prezentim i cili e turpëron Preshevën, të gjithë këtë e dijn por qytetarët nuk kanë “alternativë” të vërtetë dhe vazhdon kjo agoni!

Shpresën qytetarëve mund të ja rikthej vetëm PDSH-ja, ajo e vërteta me parime, pa pazare e pa kontrabandë të këshilltarëve, është dëshmuar se me Juve në udhëheqje kjo është e pamundur!

Me dashamirësinë më të madhe “dorërhiqu” shpallë zgjedhje dhe mos ndërhyj të imponosh kandidat që të mban “zhagun” pa kurrfarë “mendimi politik” dhe i dëgjueshëm, verbërisht ndaj Juve!

PDSH është e qytetarëve e anëtarëve të devotshëm të saj!
PDSH ❤️

Related posts

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”