Emërohet organi i përkohshëm për Komunën e Preshevës me kryetar Ragmi Mustafën e PDSH

Qeveria e Republikës së Serbisë, respektivisht zëvendëskryeministri i parë, Ivica Daçiq, ka shpërndarë Kuvendin e Komunës së Preshevës dhe ka emëruar Organin e përkohshëm që do të udhëheqë me Preshevën deri në zgjedhjet e parakohshme.


Sipas Vendimit të Qeverisë së Serbisë ky vendim është marrë në mbështetje të nenit 86 paragrafi 6 i Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale (“Gazeta Zyrtare e RS”, nr. 129/07, 83/14 – ligji tjetër, 101/16 – ligji tjetër, 47/18 dhe 111. /21 – ligji tjetër), neni 17, paragrafi 1 dhe neni 43, paragrafi 2 i Ligjit për Qeverinë (“Gazeta Zyrtare e RS”, nr. 55/05, 71/05 – korrigjim, 101/07, 65/. 08, 16/11, Gazeta Zyrtare e RS”, nr. 34/24).

Për kryetar të Organit të përkohshëm është emëruar Ragmi Mustafa nga rradhët e Partisë Demokratike Shqiptare, derisa për anëtarë janë zgjedhur Tefik Bajrami nga rradhët e Partisë Demokratike Shqiptare, Shkëmbim Veliu nga Partia për Veprim Demokratik, Sami Salihu nga Lëvizja për Reforma, si dhe Branko Trajkoviq nga Lista Serbe.

Në këtë organ të përkohshëm nuk është emëruar asnjë anëtarë nga rradhët e Alternativës për Ndryshim të udhëhequr nga Shqiprim Arifi, edhe pse shumë herë është akuzuar si i preferuari i Beogradit në Preshevë.

Të gjitha informacionet në lidhje me Zgjedhjet lokale në Luginë mund t’i gjeni duke klikuar në këtë vegëz apo në faqen NË FOKUS nën seksionin ZGJEDHJET LOKALE 2024.

Related posts

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”