Drejtuesit e Frontit për Ndryshim takohen me Ambasadorin e OSBE-së

Drejtuesit e Frontit për Ndryshim në Bujanoc, Arbër Pajaziti dhe Driton Rexhepi, janë takuar me shefin e OSBE-së në Serbi, Jan Braathu.


Për temat e bisedës ata kanë bër një deklaratë të përbashkët në Facebook:

Takim me mikun e madh të Bujanocit

Bashkë me Dritonin, sot në selinë e misionit të OSBE-së, në Beograd, zhvilluam një takim sa miqësor aq edhe të rëndësishëm me shkëlqësinë e tij, Ambasadorin Jan Braathu.

Me këtë rast, morëm lëvdata nga ana e Ambasadorit për ecurinë e procesit zgjedhor në Bujanoc si dhe përgëzime për rezultatim e arritur në të.
Informuam Shkëlqësinë e tij për rrjedhat e arritjes së marrëveshjes për qeverisje në komunën tonë dhe impaktin që mund të ketë në proceset e mëtejme në rajon.
Theksuam se vullneti ynë për të bashkëpunuar me komunitetet lokale duhet të reflektohet edhe tek autoritetet qendrore.

Potencuam se mospërfshirja e shqiptarëve në organet shtetërore më nuk ka asnjë justifikim.
Si mik i madh i Luginës që është, kërkuam nga z.Braathu që në kordinim me shtetet mike ta përdorin autoritetin tek pushteti në Serbi që me urgjencë të stopohet pasivizimi i adresave të shqiptarëve.

U dakorduam që implementimi i detyrave të marra nga ana e Qeverisë duhet zbatuar sa më parë dhe se çdo prolongim i zotimeve nuk i bën mirë proceseve integruese drejt BE-së.
Në fund, i paraqitëm ftesën Ambasadorit që sa më parë të vizitojë Bujanocin dhe tematikat e diskutuara sot t’i eleborojmë në detaje./FOLonline

Related posts

Komuna e Bujanocit vendosë partneritet me Haraçinën

Sinani ka pritur në takim shefin e zyres së Osbe-së në Bujanoc

Në Preshevë fillon grumbullimin e qenve endacak