Siç ka raportuar më parë PreshevaPRESS, në listën e institucioneve lokale që kanë probleme ligjore shtëpia e shëndetit “Presheva” në Preshevë është njëri ndër institucionet i cili po ballafaqohet me shumë procedura gjyqësore.
PreshevaPRESS në mënyrë ligjore ka siguruar të gjitha dokumentacionet që kanë të bëjnë me proceduar gjyqësore me të cilat po përballohet shtëpia e shëndetit “Presheva” në Preshevë, e që do të i shpalosë ditëve në vijim.
Sipas dokumentacionit të siguruar nga PreshevaPRESS, shtëpia e shëndetit “Presheva” në Preshevë ose drejtori i këtij institucioni pranë Gjykata Themelore në Bujanoc po përballen me 25 procese gjyqësore.
Ditëve në vazhdim PreshevaPRESS do të paraqesë detaje nga secili prej rasteve të cilat janë në procedurë pranë Gjykatës Themelore në Bujanoc e që kryesisht janë procese gjyqësore të iniciuara nga punëtorët e këtij institucioni për shkak të mos mosrealizimin e pagesave për punën jashtë orarit të punës dhe angazhimeve të tjera gjatë festave.
E rëndësishme të përmendet rreth këtyre procedurave është që përveç harxhimeve që do të i shkaktohen shtëpisë së shëndetit në rast se në këto procese gjyqësore dalin fitues punëtorët e këtij institucioni, buxheti i shtëpisë së shëndetit do të dëmtohet edhe për një shumë të madhe të konsiderueshme si pasojë e pagesës së harxhimeve rreth mbrojtjes së shtëpisë së shëndetit pasi që ky institucion në këto procese përfaqësohet me avokat të angazhuar jashtë institucionit.
Edhe pse nga praktika e deritanishme e institucioneve lokale, shtëpia e shëndetit në gjykatë do të duhej ta mbrohej nga sekretari i shtëpisë së shëndetit ose drejtorit të sajë si përfaqësues ligjorë, këto procedura gjyqësore do të i kushtojë edhe më shumë se ç`pritet pasi që ky institucion për shkak të arsyeve të panjohura ka angazhuar avokat privat për të u ballafaquar me këto raste, harxhime të cilat sipas disa llogarive do të kalojnë vlerën mbi 10.000,00 euro ose mbi 1,000,000.00 dinar, e që do të mbulohen nga buxheti i këtij institucioni.