Miliarderi kandidat për President të SHBA’ve: Do shpenzoj gjithë paratë e mija për të hequr qafe Trump

Kandidati për President të SHBA’ve Michael Bloomberg, tha se është gati të shpenzojë pjesën më të madhe të pasurisë së tij për të hequr Trump nga Shtëpia e Bardhë.


Renditur nga Forbes si amerikani i 8 më i pasur, Bloomberg ka pohuar se ai është shansi më i mirë për të mposhtur Trump, duke shpenzuar shumë në reklamat e fushatave që kur filloi fushatën e tij në nëntor, më shumë sesa rivalët kryesorë të tij demokratë.

”Prioriteti numër një është të heqësh qafe Donald Trump. Unë po shpenzoj të gjithë paratë e mija për të hequr qafe Trump”, tha Bloomberg.

Senatorja amerikane Elizabeth Warren, një nga pretendentët kryesorë demokratë për president, akuzoi Bloomberg kur ai nisi fushatën me reklamat televizive 37 milionëshe, duke akuzuar ish kryetarin e bashkisë së New York-ut se po përpiqej të blinte demokracinë.

”Këto janë vetëm gjëra politike që ata thonë, pasi atyre nuk u pëlqen ta bëj këtë gjë, sepse i sfidon ata, jo se është politikë e keqe”, tha Bloomberg.

Pasi hyri në garë me vonesë, dhe humbi 6 debatet e para demokratike, Bloomberg në përgjithësi renditet i pesti në sondazhet komëbtare të opinionit publik, pas Joe Biden, Bernie Sanders, Warren dhe Pete Buttigieg.

Related posts

Si ndikon në furnizimin me naftë kriza e fundit në Lindjen e Mesme

SHBA-ja del sot zyrtarisht nga Organizata Botërore e Shëndetësisë

Analiza nga REL: Çfarë opsionesh ushtarake apo të tjera ka SHBA-ja kundër Iranit?