Dokument / APN kërkon seancë të jashtëzakonshme për shkarkimin e Sinanit

Alternativa për Ndryshim në Preshevë ka kërkuar të thirret seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit të Komunës së Preshevës për shkarkimin e kryetares së Komunës së Preshevës, Ardita Sinani. 


PreshevaPRESS ka siguruar dokumentin ku shihen vetëm 12 nënshkrimet e para e këshilltarëve të Alternativës për Ndryshim me kërkesën për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme, gjatë së cilës do të diskutohej pika e vetme e rendit të ditës për shkarkimin e kryetares së Komunës së Preshevës. 

Lajmin për dorëzimin e kërkesës në administratën e Kuvendit komunal të Preshevës, e ka konfirmuar edhe kryetari i APN-së, Shqiprim Arifi, për shqip.com. 

“Kemi mbledhur nënshkrimet për ta ndërruar pushtetin lokal në Preshevë. Ne i kemi 15 asamblistë dhe kjo gjë mund të konsiderohet e kryer”. ka thënë Shqiprim Arifi për shqip.com.

Sipas propozuesve të kërkesës, seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Komunës së Preshevës kërkohet të mbahet me datë 11prill, derisa arsyeja e cekur për propozimin e rendit të ditës është mosfunksionimi i pushtetit lokal dhe për shkak të krizës institucionale.

Related posts

Presheva dhe Bujanoci pa energji elektrike të dielën

Edhe pas më shumë se 24 orë nga grabitja në Tërnoc pa gjurmë të autorëve

Memeti i APN-së: Rritja e çmimeve për shërbimet e NP “Moravica” u bë në kundërshtim me ligjin