DERISA ARIFI GËNJEN QYTETARËT PËR COVID19 NË FACEBOOK, NË TWITTER PRANON REALITETIN

Kryetari i Preshevës po manipulon me opinionin publik duke mbajtur dy standarde në komunikimin e tij me publikun.


Mbrëmë Shqirim Arifi përmes Twitterit ka pranuar realitetin në lidhje me gjendjen e pandemisë Covid19 në të cilën ndodhet Presheva, gjë të cilën nuk e ka publikuar edhe në faqen e tij në facebook.

Ai përmes Twitterit ka thënë se në Preshevë tanimë kemi dy raste të konfirmuara përmes PCR testit që kanë rezultuar pozitiv, lajm të cilin nuk e ka publikuar në faqen e tij në rrjetin tjetër social facebook, të cilin edhe e ka shfrytëzuar gjatë gjithë pandemisë për të informuar qytetarët. 

Këtë lajm Arifi e ka bërë të ditur gjatë ditës së djeshme, më 17.07.2020 në ora 10:53 derisa të njejtën gjë nuk e ka bë edhe në faqen e tij në facebook. 

Related posts

Kuvendit Komunal në Preshevë miraton llogarinë përfundimtare të buxhetit për vitit 2024

Qeveria e Kosovës në detyrë ndan mbi 626 mijë euro për mbështetjen e arsimit dhe lobimit për shqiptarët në Luginë të Preshevës

Të hënën mblidhet Kuvendi i Komunës së Preshevës, diskutohet shfrytzimi i Buxhetit për vitin paraprak

/