DEPUTETI KAMBERI PËRPLASET ME MINISTREN SERBE NË KUVENDIN E SERBISË

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka bërë disa replika të ashpra me ministren e Integrimeve Evropiane Jadranka Joksimoviq dhe me shefin e Grupit Parlamentar të SNS-së, Aleksandar Martinoviq.


Kamberi ka shpërndarë në profilin e tij në “Facebook” fjalimin ku dëgjohet duke replikuar me ministren Joskimoviq.

“Pjesëmarrja ime në Parlament është rezultat i pjesëmarrjes në zgjedhje dhe përkrahjes së qytetarëve. Demokracia e as shteti nuk më kanë dhënë dhuratë këtë mandat. Nuk më keni falur ju asgjë. Nuk është kjo e drejtë të cilën me zemërgjerësi na ka falur shteti. Nëse të drejtën time që të flas lirshëm e konsideroni si rezultat të jashtëzakonshëm të demokracisë, atëherë, zonja dhe zotërinj ju keni probleme serioze me demokracinë. E nëse po flisni për Bujanocin dhe mospërfshirjen e partive politike serbe në shumicën e re, kujtoni Medvegjën, ku për herë të parë në vitin 2018 i keni përjashtuar shqiptarët nga qeverisja lokale”, ka thënë Kamberi, transmeton “Telegrafi”.

Më tej ai ka thënë: “Ju nuk e keni hallin e serbëve të Bujanocit, ju e keni hallin e SNS-së në opozitë”.

Replika me Ministrin e punëve të jashtme Nikola Selakovic, Ministreshën për integrime evropiane Jadranka Joksimovic dhe…

Posted by Shaip Kamberi on Tuesday, December 29, 2020

Related posts

Boshllëku kulturor dhe izolimi social që po shuajnë të ardhmen e rinisë në Preshevë

Tyrbja e vetme në Medvegjë përfshihet nga zjarri

Kërkohen 350 punëtorë, në Preshevë më 17 Prill organizohet Panairi i Punës

/