DELEGACIONI I PVD-së VIZITËN E KA FILLUAR ME AMBASADËN E KOSOVËS NË GJERMANI

Delegacioni i PVD-së i përbërë nga kryetari i kësaj partie Kamberi, kryetarja e degës së Preshevës Sinani dhe kryetari i KNSH-së Mustafa, ka filluar dje agjendën e takimeve në Gjermani, vizitë kjo e paralajmëruar nga PreshevaPRESS, ditën e marte.

Vizita e delegacionit të PVD-së po do të zhvillojë takime sot gjatë ditës për të biseduar kryesisht për aktualitetet politike në Luginë dhe pritjet e krijuara lidhur me vazhdimin e bisedave Kosovë-Serbi, e që kanë filluar nga dita e djeshme me takimin e parë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Gjermani.

“Vizitën dy ditore në Berlin e filluam në Ambasadën e Republikës së Kosovës dhe takimin me ambasadorin Beqë Cufaj.” ka shkruar në facebook kryetari Kamberi.

Në këto takime do të bisedohet edhe për mundësitë dhe nevojën e investimeve të drejtpërdrejta të gjermane në rajonin e Luginës së Preshevës. Të gjitha takimet do të zhvillohet në kryeqytetin e Gjermanisë, në Berlin.

Related posts

Presheva dhe Bujanoci pa energji elektrike të dielën

Edhe pas më shumë se 24 orë nga grabitja në Tërnoc pa gjurmë të autorëve

Memeti i APN-së: Rritja e çmimeve për shërbimet e NP “Moravica” u bë në kundërshtim me ligjin