DELEGACIONI I PVD-së KA TAKUAR PËRFAQËSUES TË MINISTRISË GJERMANE PËR BASHKËPUNIM DHE ZHVILLIM EKONOMIK

Delegacioni i PVD-së i përbërë nga kryetari i kësaj partie Kamberi, kryetarja e degës së Preshevës Sinani dhe kryetari i KNSH-së Mustafa, ka filluar dje agjendën e takimeve në Gjermani, vizitë kjo e paralajmëruar nga PreshevaPRESS, ditën e marte. 


Vizita e delegacionit të PVD-së ka filluar me takimin e djeshem në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Gjermani, duke vazhduar sot me përfaqësuesit e Ministrinë për bashkëpunim dhe zhvillim ekonomik, të cilët janë përgjegjës për evropën juglindore.

I pari i komunës së Bujanocit përmes një postimi në facebook ka bër të ditur se në takim me Ministrinë për bashkëpunim dhe zhvillim ekonomik, është takuar me z. Schattschneider dhe znj. Bergelt, që të dy përgjegjës për evropën jugëlindore, ku  u bisedua për mundësinë e rritjes së prezences Gjermane në Luginë të Preshevës dhe ofrimin e përkrahjes konkrete.

Sabine Stöhr

Delegacioni i PVD-së në ora 15:00 do të takohet me përfaqësues të Ministrisë gjermane për punë të jashtme, ku do të priten nga shefja e divizionit të Ballkanit Perëndimor, znj. Sabine Stöhr, takim që siç është paralajmëruar në fokus do të ketë kryesisht aktualitetet politike në Luginë dhe pritjet e krijuara lidhur me vazhdimin e bisedave Kosovë-Serbi.

Sabine Stöhr filloi karrierën e saj diplomatike në 1995 dhe shërbeu, ndër të tjera, si zëdhënëse për BE dhe Ballkanin Perëndimor në Ministrinë e Jashtme Gjermane, në Ambasadat Gjermane në Kiev dhe Moskë dhe si ishte Zëvendës Shefe e Misionit të Përhershëm OSBE gjatë kryesimit të OSBE-së nga Gjermania më 2016.

Related posts

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”