CultCenter B organizon ekspozitë për personalitetet e Luginës

Organizata joqeveritare kulturore “CultCenter B” organizon ekspozitë virtuale në Bujanoc.


“Gjurmët e së kaluarës” quhet ekspozita virutale me personalitete e Luginës që frymëzuan gjenerata të shumta, e që më 4 korrik 2024, me fillim në ora 18:00, hapet për të pranishmitnë hapësirat e Shtëpisë së kulturës në Bujanoc.

Në kuadër të ekspozitës do të prezentohet vepra e 10 personaliteteve nga Lugina e Preshevës që dhanë kontribut të madh në çdo fushë të jetës.

Ekspozita virtuale e personaliteteve të Luginës që frymëzuan shumë gjenerata, e që realizohet nga organizata joqeveritare kulturore CultCenter B, financohet nga Ministria për të drejtat e njeriut e të pakicave dhe dialogut social në Republikën e Serbisë.

Related posts

Egzona Salihu fiton betejën gjyqësore kundër Shtëpisë së Kulturës, rikthehet në Teatër

Teatri i Preshevës ka filluar provat për shfaqjen më të re, “Një dorëzim në Spokan”

“Teatri i Pjesës së Padukshme të Hënës” sjell Sislej Xhafan në Preshevë prej 14 deri më 18 tetor