Lamtumirë MTV! Fiken dritat e brezit të një kapitulli që mbyllet me muzikë në sfond

Një nga simbolikat më të mëdha të kulturës rinore po mbyll një kapitull të rëndësishëm të historisë së saj.


Gjigandi i argëtimit Paramount Global ka njoftuar se do të ndërpresë transmetimin e pesë kanaleve legjendare të MTV deri më 31 dhjetor 2025, duke shënuar fundin e një epoke që për dekada ka frymëzuar breza të tërë.

Kanalet që do të ndalojnë transmetimin janë MTV Music, MTV 80s, MTV 90s, Club MTV dhe MTV Live. Fillimisht kjo do të ndodhë në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë, e më pas në Francë, Gjermani, Austri, Poloni, Hungari, Australi dhe Brazil.

Ky vendim është pjesë e një strategjie të re për uljen e kostove pas bashkimit me Skydance Media, por njëkohësisht pasqyron edhe ndryshimet e mëdha në mënyrën se si njerëzit konsumojnë muzikë në epokën digjitale.

Sot, YouTube, TikTok dhe Spotify kanë marrë rolin që dikur e kishte MTV, duke ofruar përvoja të personalizuara dhe interaktive që kanë zëvendësuar ndjenjën e komunitetit që krijonte televizioni muzikor.

MTV nisi transmetimet më 1981 në SHBA me videon legjendare “Video Killed The Radio Star” nga The Buggles, një sinjal i qartë për revolucionin që do të sillte në industrinë e muzikës. Gjatë dekadave, kanali solli momente të paharrueshme: premierën e “Thriller” të Michael Jackson, performancat akustike të “MTV Unplugged”, debatet e famshme në “MTV News” dhe realitetet e para televizive me “The Real World”, duke krijuar trashëgimi që do të kujtohet gjatë.

Related posts

“Vetmi në Perëndim” është shfaqja e re e Teatrit të Qytetit të Preshevës, provat e të cilës kanë filluar

Reagon Parashqevi Simakut: Prej 10 muajsh emri im përdoret si tabelë qitjeje

Remi Jakupi sjell këngën për Medvegjën, një homazh për vendlindjen e tij