COVID19 / PRESHEVA NË GJENDJE TË RËNDË, ZËVENDËSKRYETARI ALIU KËRKON NDIHMË NGA KOSOVA DHE SHQIPËRIA

Shtabi për situata të jashtëzakonshme i Komunës së Preshevës, gjatë mbledhjes së fundit të tij të mbajtur ditën e  djeshme, ka vendosur për të shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në të gjithë territorin e komunës së Preshevës.


Sipas raportimit të zëvendësdrejtorit të shtëpisë së shëndetit “Presheva” në Preshevë në mbledhjen e djeshme të Shtabit komunal për situata të jashtëzakonshme në Preshevë, vetëm që nga fillimi i muajit nëntor janë regjistruar 74 raste të reja të infektuara me Covid19, duke mos llogaritur numrin e rasteve që po trajtohen nëpër ordinanca private, apo në territorin e Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë.

Zëvendëskryetari i Preshevës, Armend Aliu, në një intervistë ekskluzive për PreshevaPRESS, ka thënë se për shkak numrit kaq të lartë të  infektimeve të reja në 15 ditët e fundit, Shtabi komunal i komunës për gjendje të jashtëzakonshme i Komunës së Preshevës ka qenë i obliguar të shpall gjendjen e jashtëzakonshme në tërë territorin e komunës së Preshevës.

Ai gjithashtu ka folur edhe për kapacitetet e shtëpisë së shëndetit në Preshevë dhe mundësinë e përballimit të gjendjes së krijuar me pandeminë Covid19 në vend, me ç`rast ka kërkuar ndihmë nga Republika e Kosovës dhe Shqipërisë.

“Qytetarët e infektuar me Covid19, të cilët po kanë gjendje më të rënduar shëndetësore, po trajtohen në spitalet e Vrajës, Surdulicës, dhe rastet më të rënda në spitalin e Nishit, spitale këto që nuk janë edhe afër Preshevës. Ne nuk kemi kapacitete të mjaftueshme për të e përballuar këtë situatë” ka thënë Aliu për PreshevaPRESS, duke apeluar tek Republika e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës të ndërmarrin hapa konkrete për të e asistuar Komunën e Preshevës dhe Luginën në përgjithësi.

Gjatë ditës së sotme, epidemiologu Branislav Tiodoroviq ka thënë për televizionin publik të Serbisë – RTS, se situata është shumë e rënduar në Preshevë, duke thënë se ka rritje të numrit të të infektuarve edhe atë çdo ditë mes 18, 20, 25, të cilët transferohen në Vrajë ose në Qendrën Klinike në Nish, ku janë pacientët me gjendje më të rënduar.

 

Presheva në gjendje të rëndë, zëvendëskryetari i Preshevës deklarohet për PreshevaPRESS

Për më shumë: https://bit.ly/3pIHAEU

Posted by PreshevaPress.com on Wednesday, 18 November 2020


Të gjitha informacionet në lidhje me gjendjen pandemike në vend mund t’i gjeni duke klikuar në këtë vegëz apo në faqen NË FOKUS nën seksionin PANDEMIA COVID19 NË LUGINË.

Related posts

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”