Shtabi komunal për gjendje të jashtëzakonshme i Komunës së Preshevës, në mbledhjen e djeshme ka marrë vendim për shkurtimin e orarit të lokaleve që ofrojnë shërbime në fushën e gastronomisë.
Pas rëndimit të gjendjes epidemiologjike në Preshevë, Shtabi komunal për gjendje të jashtëzakonshme në Preshevë ka vendosur të rikthejë gjendjen e jashtëzakonshme në territorin e Komunës së Preshevës, me ç’rast ka shkurtuat orarin e bizneseve që ofrojnë shërbime në fushën e gastronomisë deri në ora 19:00.
Kafiteria “The Club” në Preshevë ka vendosur në mënyrë të njëanshme të mbyllet tërësisht me qëllim tē ruajtjes së shëndetit publik, duke mos treguar për datën e rihapjes.
“Duke shpresuar ne mirekuptimin tuaj, ju njoftojme se me qellim te ruajtjes se shendetit tone dhe tuaj, ruajtjen e shendetit te familjareve tuaj dhe tane, The Club, nga neser do mbyllet per nje afat te shkurter, deri sa te kemi nje situate me stabile epidemiologjike ne Presheve.” ka njoftuar kafiteria TheClub në Preshevë përmes profilit të tij në rrjetin social instagram.
Epidemiologu Tiodoroviq nga Nishi, i cili njëherit është anëtarë në Shtabin republikan të krizave të Republikës së Serbisë, sot në televizionin publik të Serbisë RTS, ka thënë se në Preshevë situata epidemiologjike është serioze, duke shenuar mes 18 dhr 25 infektime të reja në ditë.
Të gjitha informacionet në lidhje me gjendjen pandemike në vend mund t’i gjeni duke klikuar në këtë vegëz apo në faqen NË FOKUS nën seksionin PANDEMIA COVID19 NË LUGINË.