Certifikohet lista “Lëvizja e Progresit Demokratik – Shqiprim Musliu” për zgjedhjet e KKSH

Lëvizja e Progresit Demokratik është certifikuar me numrin 3 për zgjedhjet e Këshillit Kombëtar Shqiptar që do të mbahen më 13 nëntor 2022, njoftoi kryetari i LPD-së, Shqiprim Musliu.


Postimi i plotë në facebook nga Shqiprim Musliu:

Me numrin 3 është çertifikuar lista e LËVIZJES SË PROGRESIT DEMOKRATIK – SHQIPRIM MUSLIU
Lista jonë për Këshillin Kombëtar që i prinë kandidati më i duhur për ta udhëheq Këshillin, Nevzad Lutfiu, bashkë me Gentin, Validen, Zgjimin, Esrën, Almedinën, Arsimin, Magbulën, Linditën dhe Ilirin janë oferta më e mirë që LPD-ja ka ofruar për një KKSh ndryshe.
Secili më profesionist se tjetri, dhe secili prej tyre me kontribut të veçantë për të mirën e përgjithshme.
Kam bindjen e plotë se ky është përfaqësimi më dinjitoz dhe që i duhet KKSh-së, prandaj me 13 nëntor të gjithë të mbështesim këta njerëz të mirë duke rrethuar numrin 3.

Related posts

Presheva dhe Bujanoci pa energji elektrike të dielën

Edhe pas më shumë se 24 orë nga grabitja në Tërnoc pa gjurmë të autorëve

Memeti i APN-së: Rritja e çmimeve për shërbimet e NP “Moravica” u bë në kundërshtim me ligjin