Bashkësia Lokale Tërrnavë ka mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme në lidhje me vendimin e Kuvendit Komunal të shumëpërfolur.
Përmes një postimi në rrjetin shoqëror Facebook, Bashkësisë Lokale Tërrnavë ka njoftuar se ka mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme, duke diskutuar mbi Vendimin e Kuvendit të Komunës së Preshevës për hartimin e planit të detajuar për ndërtimin e një gurëthyesi.
Ne njoftimin e lëshuar nga B.L. Tërrnavë pas mbledhjes, 5huhet se me një pjesëmarrje rekorde, unanimisht dhe kategorikisht u vë në dukje se banorët janë kundër dhënies së lejes për ndërtimin e gurëthyesi.
Si konkluzion nga kjo mbledhje u vendos që të themelohet një komision prej 11 anëtarësh, që do të e përcjellë mbarëvajtjen e procesit, si dhe takimi për bashkëpunim dhe bashkëveprim me Bashkësitë Lokale Miratoc dhe Norçë.
Krejt në fund të njoftimit thuhet se B.L. Tërrnavë do të organizojë peticion për të kundërshtuar ndërtimin e gurëthyesit, me të cilin do të i drejtohet Ministrisë së bujqësisë, pylltarisë dhe ujërave, Ministrisë së mbrojtjes ambientit jetësor, Kuvendit Komunal Preshevë, Kryetarit të Komunës së Preshevës, etj.
NJOFTIM
Njoftohet opinioni publik se sot në mbledhjen e mbajtur të Bashkësia Lokale Tërrnavë me të vetmen pikë të rendit të ditës:
1. Shqyrtimi i Vendimit të Kuvendit Komunal Preshevë për “Vijimin e hartimit të planit të detajuar për ndërtimin e Gurëthyesit”
Të pranishëm në mbledhje përveç kryesisë së bashkësisë lokale ishin një numër rekord i banorëve të fshatit Tërrnavë.
Të gjithë të pranishmit unanimisht dhe kategorikisht ishin kundër dhënies së lejes për ndërtimin e gurëthyesit.
Si vijim u nxorrë ky Konkluzion:
1. U formua një këshill prej 11 anëtarësh, për mbarëvajtjen e procesit.
2. Bashkësia lokale ka marë obligim të takohet me bashkësitë lokale të fshatrave Miratoc e Norçë në ditët në vijim.
Këshilli ka marrë për obligim:
1.Nxjerrjen e kokluzionit
2.Organizimin e peticionit
3.Mbarëvajtjen e kësaj ankese dhe peticionit (duke iu drejtuar Ministrisë së bujqësisë,pylltarisë dhe ujërave,Ministrisë së mbrojtjes ambientit jetësor,Kuvendit Komunal Preshevë,Kryetarit të Komunës së Preshevës, etj.)
Konkluzionin,peticionin dhe për takimin me bashkësitë lokale Miratoc e Norçë do të ju njoftojmë në ditët në vijim.
Kryetari i KBL Tërrnavë
Afrim R Abdullahu
Tërrnavë 21.02.2025