Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër Sllobodan Millosheviqit

Ka vdekur Faik Rexhepi, burri nga Presheva që u shndërrua në simbol të rezistencë kundër Sllobodan Millosheviqit.


Familjarët kanë njoftuar për vdekjen e Rexhepit, përderisa varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në Prishtinë.

Në njoftim thuhet se varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër në varrezat e qytetit në Dragodan në Prishtinë në ora 15:00.

Faik Rexhepi, i cili punonte në ndërmarrjen “Feronikeli” në Drenas, në gusht të 90-tës bashkë edhe me kolegët e tjerë kishin dalur që ta prisnin një delegacion të Kongresit amerikan.

Me këtë rast, policia serbe kishte ndërhyrë ashpër, duke tentuar që ta shpërndante masën. I vetmi që nuk luajti vendit ishte Faiku, i cili u ul këmbëkryq midis turmës.

Para disa vitesh pikërisht në vendin ku ai protestoi u vendos një monument që u quajtur “Burri që s’luajti vendit!”, në shenjë nderimi për veprën e tij.

Related posts

Vllasi: SHBA e di kush janë aleatët e saj, Kurti rrezikon marrëdhëniet strategjike

Nesër në Prishtinë protestohet për ish-policin, Arbnor Spahiu që po mbahet në Serbi

Flamuri i ISIS në çati dhe thirrje për luftë fetare, Prokuroria Speciale e Kosovës ngritë aktakuzë për 2 persona