BASHKËPUNIMI I OJQ-ve ME QEVERISJEN NË PRESHEVË ËSHTË I KUFIZUAR NË FINANCIMIN PËRMES KONKURSEVE

Organizata nga Beogradi “Iniciativat Qytetare” (Građanske Inicijative) ka publikuar një raport për situatën pas pandemisë Covid19 në Preshevë, Bujanoc dhe Vrajë.


“Organizatat e shoqërisë civile në jug të Serbisë” është quajtur raporti i publikuar ditë më parë, i cili në vete përmbledh informacione rreth punës së organizatave të shoqërisë civile në këto tri komuna gjatë gjendjes së jashtëzakonshme.

Në raport thuhet se sipas të dhënave të Agjensionit për regjistrat e ndërmarrësive të vitit 2018, në territorin e Komunës së Preshevë janë të regjistruara 77 organizata joqeveritare dhe 1 fondacion, me 31 të punësuar në total. Kjo komunë informohet përmes 9 mediave (tradicionale dhe elektronike).

Në këtë raport të publikuar nga organizata “Iniciativat Qytetare” mes tjerash thuhet se, sipas të dhënave zyrtare të publikuara në www.covid19.rs, Presheva në fund të majit ka patur 6 pereona pozitiv në virusin SARS-CoV-2, e që përfaqëson 0.05% nga numri total i të infektuarve në Serbi.

Sa i përket zhvillimit të organizatave të shoqërisë civile thuhet se “Politikat qeverisëse në nivel lokal dhe atë qëndrorë pamundësojnë ose e rëndojnë zhvillimin e aktivizmit qytetar përmes mekanizmave të ndryshëm, derisa mendimi i qytetarëve rreth shoqërisë civile është negativ, duke mos cilësuar si partner,ngjashëm me mendimin e shumicës së qytetarëve të Serbisë.”

“Shumica e organizatat joqeveritare në Preshevë janë fiktive dhe munden të karakterizohen si GONGO organizata të cilat nuk kanë të definuar qartë fushën e veprimit. Temat me të cilat më së shpeshti merren organizatat e shoqërisë civile janë të drejtat e njeriut, toleranca, kultura, shëndetësia, barazia gjinore dhe fetare.” thuhet mes tjerash në raport.

Nga informacionet e grumbulluara dhe të publikuara në këtë raport thuhet se “bashkëpunimi mes organizatave dhe pushtetit lokal është i kufizuar në nivel të financimin e organizatave përmes konkurseve të pushtetit lokal”.

Për ta lexuar raportin e plotë “Organizatat e shoqërisë civile në jug të Serbisë” të publikuar nga Iniciativat Qytetare klikoni këtu.

Related posts

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”