BANORËT E STACIONIT HEKURUDHOR KANË PASTRUAR VARREZAT NË KËTË VENDBANIM

Bashkësia Lokale e Stacionit Hekurudhor në bashkëpunim me këshillin e xhamisë dhe me përkrahjen e banorëve të këtij vendbanimi kanë pastruar hapësirat ku gjenden varrezat të kësaj pjese të qytetit të Preshevës.


Lajmin për aksionin e banorëve të kësaj lagje e ka bërë të ditur kryetari i Bashkësisë Lokale të Stacionit Hekurudhor, Gazmend

Ai përmes një postimi në profilin e tij në facebook ka njoftuar se aksioni është realizuar në bashkëpunim me imamin e xhamisë dhe banorët e St.Hekurudhor.

“Edhe sot si çdo vit së bashku me banorët dhe me imamin ton Mehmet Sahitin i pastrum varrezat në stacionin hekurudhor. Tasjani gjithmon e dëshmon vetën, të bashkum për punë të mira!” ka shkruar Gazmend Shaqiri.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=3083073618398768&id=100000884813816

Related posts

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”