ARRIHET MARRËVESHJA PËR QEVERISJEN SHQIPTARE NË BUJANOC / DOKUMENT

Sot pas orës 13:00, është arritur Marrëveshja për bashkëqeverisjen e Komunes së Bujanoci, shumicë qeverisëse e përbërë nga shqiptarët.


PreshevaPRESS ju sjell marrëveshjen e nënshkruar nga katër partitë shqiptare në Bujanoc. 

Vlen të theksohet se kjo marrëveshje u bë e mundur pas insistimit të Tiranës zyrtare për të bashkuar shqiptarët në Bujanoc, dhe pas dështimit të seancës konstituive të kuvendit në Bujanoc sot. 

Fituesi i zgjedhjeve lokale në Bujanoc, kryetari i Partisë Demokratike, Nagip Arifi, meritën e arritjes së marrëveshjes për qeverisjen shwiptare në Byjanoc e ka marrë për vete, duke e krahasuar me suksesin e zgjedhjes së tij si kryetarin e parë shwiptarë në Bujanoc në vitin 2002.

Nagip Arifi në facebook ka shkruar:

Historinë në vitin 2002 e shkruva duke u bë kryetari i parë shqiptar në Komunën e Bujanocit.

Historinë po e përsëris tash në vitin 2020 duke e bërë për herë të parë Koalicionin me Shqiptarët i cili do të udhëheqë Komunën e Bujanocit.

Fjalën ja dhashë, dhe fjalën e mbajta!

I juaji Nagip Arifi

URIME!

Pas arritjes së marrëveshjes në facebook ka reaguar edhe kryetari i PVD-së, Shaip Kamberi,i cili përmes këtij postimi ka thënë se PVD ka nënshkruar marrëveshjen për shkak të peshës dhe detyrës hisyorike që bartë kjo parti.

Në vazhdim po ju sjellim postimin e plotë të Shaip Kamberit:

Sot është arritur Marrëveshja për bashkëqeverisjen e Komunes së Bujanocit.

Pas një procesi të gjatë negociatash mes subjekteve politike shqiptare në Komunën e Bujanocit, Partia për Veprim Demokratik duke qene nën peshën e detyrës historike dhe nevojën institucionale si dhe domosdoshmërin e ruajtjes së shumicës shqiptare ka nënshkruar marrëveshjen e bashkëqeverisjes.

Partia për Veprim Demokratik ka udhëhequr të bashkërenduar me Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme me një proces të përbashkimit të qasjes politike karshi Beogradit në procesin e zgjedhjeve parlamentare ku triumfuam me tre deputet shqiptarë.

Falënderojmë për një rol të jashtëzakonshëm të Ministrit Gent Cakaj në një moment kur po hapen shtigje të reja politike në një ballafaqim që kërkon unitet për të realizuar të drejtat kolektive të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Më shumë unitet për barazi e për drejta në një moment kur proceset rajonale dhe dialogu Kosovë-Serbi është në prag.8

Related posts

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”