Në bazë të propozimit të Prokurorisë Themelore Publike në Smederevë, për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale kalim ilegal i kufirit shtetëror dhe kontrabandë me njerëz, i dyshuari S.S. (57) nga Presheva i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh për shkak të ekzistimit të rrethanave të veçanta që tregojnë se për një kohë të shkurtër do ta përsërisë veprën penale.
Më 20 korrik, i dyshuari duke drejtuar një veturë të pasagjerëve taksi, përmes Serbisë ka transportuar katër persona, përkatësisht një shtetas të Republikës së Sirisë dhe tre shtetas të Irakut, dhe më pas rreth orës 17:00 është ndaluar nga policia e Smederevës në pjesën e autostradës në qytetin e Pozharevcit, në drejtim të Beogradit.
Sipas OJT Smederevo, personat e përmendur i dyshuari i ka pritur para qendrës pritëse “Preshevë” dhe ka tentuar t’i transportojë në Beograd, prej nga personat kanë dashur të vazhdojnë udhëtimin e tyre, në kërkim të azilit në një nga vendet e Bashkimit Evropian.
Veprën penale të kalimit të paligjshëm të kufirit shtetëror dhe kontrabandës me njerëz e kryen edhe kushdo që me qëllim të përfitimit të ndonjë përfitimi për vete ose tjetrin, mundëson kalimin tjetër të paligjshëm të kufirit të Serbisë ose qëndrimin ose tranzit ilegal përmes Serbisë, dhe për formën e caktuar të veprës penale të përmendur, kërcënohet me burgim prej një deri në tetë vjet.