ARIFI RIPROVON TA REALIZOJË MEMORANDUMIN QË NDRYSHON LIBRAT E HISTORISË KOMBËTARE

Shqiprim Arifi, i pari i komunës së Preshevës, sot përmes një postimi në facebook ka shkruar se po punon që të sigurojë implementimin e memorandumit mes KNSH-së dhe Ministrisë së Arsimit të Serbisë të nënshkruar më 08.08.2016.


Më 27 korrik të vitit 2016, gjatë një debati televiziv në emisionin Rubikon të KTV-së, u zyrtarizua iniciativa e Kryetarit të komunës së Preshevës që po punonte intensivisht në nënshkrimin e memorandumit për përkthimin e librave, gjë që u konkretizua më 08 gusht 2016 përmes nënshkrimit të “Memorandumit për bashkëpunim në çështjen e teksteve në gjuhën dhe alfabetin shqip” mes përfaqësuesve të Ministrisë së Arsimit, Këshillit Nacional të Shqiptarëve dhe Institutit për tekste shkollore.

Nënshkrimi i këtij memorandumi u kundërshtua fuqishëm nga një pjesë e madhe e mësimdhënësve dhe njohësve të sistemit arsimor, pasi që në kuadër të listës së teksteve që duhen përkthyer janë 35 libra shkollore mes të cilave edhe 4 librat për lëndën e historisë.

 Zbatimi dhe implementimi i këtij memorandumi është stopuar pasi që Këshilli Shqiptar Nacional ka dërguar një shkresë palëve nënshkruese, përmes të cilës kërkohet që përkthyesit dhe lektorët të propozohen nga Ministria e Arsimit e Shqipërisë dhe Kosovës për të gjitha librat që kanë të bëjnë me identitetin shqiptarë.

Menjëherë pas reagimit të madh nga intelektualët, shoqëria civile, partitë politike, Shqiprim Arifi u tërhoq nga implementimi i këtij dokumenti përmes arsyetimit kinse nuk ka qenë i informuar se pjesë e memorandumit të nënshkruar kanë qenë edhe përkthimi i librave të historisë.

Mirëpo siç duket, Shqiprim Arifi nuk ka hequr dorë nga implementimi i këtij memorandumi. Ai sot përsëri përmes një statusi në facebook ka përmendur se do të zbatohet memorandumi për përkthimin e librave, por kësaj radhe ka provuar ta kamufloj duke thënë se librat që do të përkthehen janë libra nga qendra ndërkombëtare për programe arsimor “Cambridge”, qendër kjo e cila vepron në kuadër të një shkolle private në Shqipëri.

A po provon edhe një herë kryetari i Preshevës ta realizojë Memorandumin që mburrej se  ka inicuar vet, përmes të cilës nxënësit shqiptarë të klasës V, VI, VII dhe VIII-të, të  shkollave shqipe në Luginë do të mësonin nga librat e historisë së serbisë vetëm se të përkthyera në gjuhën shqipe, mbetet të shihet ditëve në vijim. 

Related posts

Kuvendit Komunal në Preshevë miraton llogarinë përfundimtare të buxhetit për vitit 2024

Qeveria e Kosovës në detyrë ndan mbi 626 mijë euro për mbështetjen e arsimit dhe lobimit për shqiptarët në Luginë të Preshevës

Të hënën mblidhet Kuvendi i Komunës së Preshevës, diskutohet shfrytzimi i Buxhetit për vitin paraprak

/