52 vite kushtuar zanatit të samarxhiut, njihuni me mjeshtrin nga Korça

Kiço Bili nga Korçë, 52 vite të jetës së tij ja ka kushtuar zanatit të samarxhiut, profesion që tashmë është drejt zhdukjes.


Ai sot është 67 vjeç. Ka lindur në Leskovik në vitin 1952 dhe pas mbarimit të klasës së 8-te u përzgjodh për të ndjekur një kurs disa mujor në qytetin e Shkodrës.

Këtu zë fill dhe njohja e tij me këtë zanat,e cila u pasua nga një lidhje e fortë dhe e pandashme e Kiços me profesionin e samarxhiut.

Gjithë punën e tij gjatë ndërtimit të samarit të kafshëve, ai e realizon me dorë. Gjithmonë ka punuar me merak,vëmendje absolute ,pasion dhe dashuri në këtë zanat.

Vitet kanë kaluar, kohët kanë ndryshuar e kërkesat në treg për samar kanë rënë. Por kjo nuk e ka larguar Kiçon për asnjë moment nga pasioni i tij. Çdo ditë qoftë edhe për disa minuta ai shkon në punishten e tij, shkruan shqiptarja.com.

“Me kalimin e kohës kërkesat janë pothuajse hiç. Tani ç’bëjmë ndonjë riparim, ndonjë mbushje ose ndonjë dërrasë të thyer. Më përpara kërkesat ishin të panumërta. Zanatin e kam punuar me merak dhe nuk më rrihet pa ardhur në dyqan. Edhe dje erdha. Punë nuk kisha sepse është rralluar puna shumë. Rri këtu një çerek ore, një orë. E kam merak, e kam në gjak zanatin.” ka thënë Kiço Bili.

Zanatliu tregon se në këto 52 vite punë ai i’a ka parë hairin punës së tij. Ka shkolluar 2 fëmijë dhe ka mbajtur familjen, sepse siç e thotë dhe vetë zanati nuk të lë pa bukë.

“Shyqyr bereqarves shyqyr, shyqyr nuk më ka lënë nga bukë. Edhe prapë sot me aq sa mundem dhe me aq punë sa vjen nuk të len bosh zanati. Zanatin mësoje hidhe në strehë dhe kur të të marre uria kape e nxirre nga aty ku e ke lënë. Më vjen keq që nuk po e mësojnë të rinjt.” ka thënë më pas ai. Në sytë e tij veç pasionit e dashurisë për ketë zanat, qartazi dallohet trishtimi se nuk ka mundur t’ia trashëgojë dikujt.

Related posts

Oxford shpallet sërish universiteti më i mirë, institucionet evropiane në rënie

E diela me diell dhe vranësira, temperaturat arrijnë në 22 gradë

Këta janë fituesit e çmimit Nobel në Mjekësi