ARIFI PËRMIRËSOHET, NUK PREMTON HAPJE TË FABRIKAVE NË MEDVEGJË

Photo:Presheva.com

Me shpalljen e zgjedhjeve lokale në Medvegjë kanë filluar edhe lëvizjet e para të partive politike në drejtim të pjesëmarrjes në zgjedhje dhe krijimit të një listë sa më gjithëpërfshirëse.


Për dallim që APN nuk ka posedon strukturë organizative të sajë në Medvegjë, kryetari APN-së, Shqiprim Arifi i shoqëruar nga bashkëpartiakët të tij realizuan një vizitë në Medvegjë.

Gjatë qëndrimit të delegacionit të APN-së në Medvegjë, kryetari i APN-së ka vizituar fabrikën për prodhimin e çorapeve “Medinvest” e që udhëhiqet nga afaristi Muharrem Salihu. Salihu ndryshe më shumë njihet si person që po tenton që të bërit biznes ta kapitalizoj me depërtimin e tij në politikë, gjë që nuk mundi ta realizoj në tentimin e tij të parë, në zgjedhjet e fundit për Këshillin Nacional Shqiptarë, zgjedhje në të cilat z. Salhu ishte bartës i listës “AFEDS” dhe nuk arriti të grumbullojë vota të nevojshme as për një këshilltarë.

Arifi është informuar për investimet që janë bërë në këtë biznes, kapacitetet prodhuese të fabrikës së çorapeve, për problemet dhe sfidat që sfidojnë të bërit biznes çdo ditë.

Mirë por Arifi duket se është përmirësuar. Paraqitjen e tij në Medvegjë e konkretizon premtimi për ruajtjen dhe gatishmëria për të ndihmuar bizneset ekzistuese në Medvegjë, e jo hapjen e fabrikave dhe sjelljen e investitorëve të ri sikurse pati filluar paraqitjen e tij në Preshevë.

Për ndryshe pronari i kompanisë “Medinvest” Muharrem Salihun përcillet me interesim nga të gjitha partitë politike, si resurs i mundshëm për avancimin e mirëqenies së shqiptarëve të Medvegjës. Ndryshe nga deklarimet e tij në rrjete sociale, z.Salihu ende nuk është deklaruar se a do të provojë edhe një herë hyrjen e tij në politikë tash përmes zgjedhjeve lokale në Medvegjë.

Related posts

Sinani e Pajaziti në takim me përfaqësues të Ministrisë së Tregtisë të Serbisë

Përfaqësuesit e Ambasadës së Britanisë së Madhe në Bujanoc dhe Preshevë

Komuna e Bujanocit vendosë partneritet me Haraçinën