Gjatë ditës së djeshme është nënshkruar “Marrëveshja për krijimin e listës së përbashkët zgjedhore të subjekteve politike shqiptare për zgjedhjet parlamentare në Republikën e Serbisë”, listë përmes së cilës Partia për Veprim Demokratik, Alternativa për Ndryshim, Partia Demokratike, Lëvizja Reforma në PDSH dhe Lëvizja e Progresit Demokratik, do të veprojnë me një program, sa herë do të jenë në pyetje parimet kombëtare dhe çështja e Luginës së Preshevës.
Kryetari i Partisë Demokratike, Nagip Arifi përmes një shkrimi të publikuar është shprehur lidhur me takimin e ndërmjetësuar nga ministri në detyrë, Gent Cakaj.
Ky është shkrimi tij plotë:
Të nderuar qytetarë!
Siç jeni informuar, sot në Tiranë me ndërmjetësimin e Ministrit Cakaj, shumica e subjekteve politike shqiptare të Luginës së Preshevës janë pajtuar që në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Serbi të dalin me një listë të përbashkët për deputet.
Edhe unë si kryetar i PD-së, nga Ministri Cakaj kam qenë i ftuar në këtë takim, por për arsye objektive nuk kam mundur të jem prezent.
Pasi që Partia Demokratike çdo vendim e merrë në transparencë të plotë edhe për këtë rast ditëve në vijim kryesia e PD-së do të dalë me qëndrimin e saj.
Nagip Arifi, kryetar i PD-së