ARIFI: I TMERRUAR NGA AKTI TERRORIST I ZELANDËS SË RE

Në këto ditë të vështira ndajmë dhimbjen dhe shprehim ngushllimet më të sinqerta për familjarët e viktimave si dhe gjithë komunitetin musliman, ndërkaq shërim sa më të shpejt për të plagosurit.

Ky akt makabër, barbar dhe qyqar është një sulm mbi vlerat civilizuese dhe shoqërinë e lirë demokratike nga verbërimi i plotë ideologjik i bazuar në urrejtje racore dhe fetare.

Dënojmë fuqishëm aktet e dhunës dhe terrorizmit, andaj paqja të mbizotëroj mbi terrorin dhe dashuria mbi urrejtjen në të gjitha vendet e botës!-shkruan kështu në rrjetin social facebook kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi.

Related posts

Tyrbja e vetme në Medvegjë përfshihet nga zjarri

Kërkohen 350 punëtorë, në Preshevë më 17 Prill organizohet Panairi i Punës

Mbahet seanca e VII-të e Këshillit Komunal në Bujanoc

/