Kryetarja e degës së PVD-së, Ardita Sinani, ka reaguar në profilin e saj në facebook, duke akuzuar për keq qeverisje dy liderët e partive të mëdha.
Sot, Ardita Sinani, ka postuar një fotografi në llogarinë e sajë në rrjetin social facebook, përmes të cilës ka akuzuar në mënyrë të njëjtë Shqiprim Arifin dhe Ragmi Mustafën për keq qeverisje.
Ajo përmes këtij postimi siç duket ka paralajmëruar një parafushatë elektorale, përmes së cilës iu ka drejtuar qytetarëve të Preshevës dhe ka dërguar mesazh se së shpejti do të mbahen zgjedhjet.
“Po afrohet dita kur do t`i japim bashkërisht fund qeverisjes skandaloze të Shqiprim Arifit, e cila e përkeqësoi edhe më shumë keq qeverisjen 12 vjeçare të Ragmi Mustafës.” ka shkruar në fotografinë e postuar nga Sinani në llogarinë e sajë në facebook, të cilën mundeni të e shihni më poshtë.
Të gjitha informacionet në lidhje me zgjedhjet e parakoheshme lokale në komunën e Preshevës mund t’i gjeni duke klikuar në këtë vegëz apo në faqen NË FOKUS nën seksionin PRESHEVA VOTON 2021.