Serbia klasifikon si konfidenciale kontratën për blerjen e vaksinës kundër Covdi19

Foto: Pixabay/ Bao_5

Sa vaksina kundër pandemisë Covid19 ka blerë Serbia nga kompania “Pfizer” dhe sa i kanë kushtuar, për momentin nuk do të i mësojë publiku, pasi që kontrata mes Serbisë dhe kësaj kompanie është deklaruar si konfidenciale, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së shëndetësisë së Republikës së Serbisë për Raskrikavanje, projekt i portalit për gazetari hulumtures krik.rs.


Raskrikavanje më 10 nëntor ka kërkuar një kopje të kontratës së nënshkruar nga “Pfizer” dhe “Biontek”, si dhe informacione mbi çmimin, sasinë dhe datën kur do të dorëzohen vaksinat, dhe mbi të gjitha të drejtat dhe detyrimet e Serbisë, të cilat rrjedhin nga kontrata, mes tjerash Ministrisë së Shëndetësisë, Agjencisë për barna dhe pajisje mjekësore dhe Fondit republikan të sigurimit shëndetësor.

Një ditë pas arritjes së kontigjentit të parë prej 4800 vaksinave “Pfizer” në Serbi, Ministria e Shëndetësisë, e cila, duke iu referuar Ligjit për fshehtësinë e të dhënave, refuzoi t’i siguronte Raskrikavanje informacionin e kërkuar.

“Kjo marrëveshje është klasifikuar si një dokument rreptësisht konfidencial në përputhje me dispozitat e Ligjit për fshehtësinë e të dhënave”, thuhet shkurtimisht në përgjigje, por pa nene specifike të këtij ligji të cilave u referohen.

Komisioneri i dikurshëm për informacionet me interes publik, Radolub Shabiq, ka thënë për Raskrikavanje se ai nuk e kupton pse kontrata do të duhej të mbahet sekrete edhe pse është në interesin e publikut të njoftohet me informacionet në lidhje me vaksinën, si dhe sa para nga buxheti janë shpenzuar për prokurimin e tyre.

“Më duket se Qeveria jonë pak a shumë i ka klasifikuar të gjitha ato informata si rreptësisht konfidenciale, dhe kjo në fakt do të thotë se ata mendojnë se nëse qytetarët e Serbisë zbulojnë se sa para janë shpenzuar, për të cilat sasi të pajisjeve mjekësore dhe ilaçeve, Serbia do të pësojë dëme.” jo ndonjë dëm, por dëm i rëndë. Kjo është plotësisht e pashpjegueshme, të paktën, Qeveria duhet të shpjegojë se për çfarë lloj interesash është dhe çfarë dëmi është fjala”. ka thënë Shabiq.

Shabiq kujton se klasifikimi i këtij informacioni si “rreptësisht konfidencial” është në kundërshtim me Ligjin mbi sistemin e buxhetit, i cili përmban parimin e transparencës. Përjashtime mund të jenë siguria kombëtare, mbrojtja kombëtare ose marrëdhëniet ndërkombëtare.

Related posts

Rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut

KFOR: Ishim të informuar për patrullimin e ushtrisë serbe pranë vijës kufitare

ZV/kryeministri i Malit të Zi: Kosova është krahinë e Serbisë