ARDITA SINANI: APELOJ TEK PUSHTETI LOKAL TË BASHKËPUNOJMË NË HARTIMIN E NJË STRATEGJIE PËR BIZNESET E VOGLA DHE FAMILJARE

Nënkryetarja e PVD-së për degën e Preshevës, Ardita Sinani, ka reaguar përmes një postimi në facebook në lidhje me gjendjen e krijuar në Preshevë si pasojë e pandemisë.


Ardita Sinani në postimin e saj në rrjetin social facebook ka shprehur mirënjohje për angazhimin dhe sakrificën e gjith secilit, siç ka shkruar ajo, duke vënë në pah vetëdijen e lartë të treguar nga qytetarët e Preshevës.

Më tutje, Sinani apelon te pushteti lokal të nërmarrë të gjitha masat e nevojshme që të vazhdojnë projektet e rëndësishme infrastrukturore dhe të lënë anash gjestet populiste.

“Njëkohësisht apeloj tek pushteti lokal të bëj hapat konkret, që të punojmë së bashku duke hartuar strategjinë e veprimit, të bashkuar pozitë-opozitë t’i ndihmojmë bizneset e vogla dhe ato familjare, duke shpëtuar këto biznese nga falimentimi, shumë vende të punës dhe shumë familje nga humbja e burimit të vetëm të ekzistencës!” ka shkruar mes tjerash Sinani në postimin e saj.

Nënkryetarja e PVD-së për Preshevën ofrohet për bashkëpunimin pozitë-opozitë në Preshevë, siç thot ajo për të punuar së bashku në hartimin e një strategjie të veprimin, për t’i ndihmuar bizneset e vogla dhe ato familjare, në mbijetesën e pasojave ekonomike të shkaktuara nga kriza e pandemisë.

“Njëkohësisht  apeloj tek pushteti lokal të bëj hapat konkret, që të punojmë së bashku duke hartuar strategjinë e veprimit, të bashkuar pozitë-opozitë t’i ndihmojmë bizneset e vogla dhe ato familjare, duke shpëtuar këto biznese nga falimentimi, shumë vende të punës dhe shumë familje nga humbja e burimit të vetëm të ekzistencës!” ka shkruar Sinani në këtë postim.

Në vazhdim po ju sjellim postimin e plotë të Ardita Sinanit:

Të nderuar qytetar të komunës së Preshevës, të gjithë së bashku po vazhdojmë të përballemi me gjendjen e jashtëzakonshme shkaku i pandemisë!

Edhe pse të pa prekur nga pandemia gjendja në të cilën jemi vazhdon të kërkoj disiplinë dhe përkushtim nga secili prej nesh!

Vëllezër dhe motra, unë jam thellësisht e bindur se vetëdija juaj e lartë, angazhimi dhe sakrifica juaj në këtë kohë meritojnë mirënjohje dhe respekt me përulje!

Qytetar të nderuar, më lejoni që me këtë rast, në emrin tuaj dhe bashkë me ju t’i shprehim mirënjohje dhe faleminderim të veçantë ç’do individi, secilës organizatë dhe gjithkujt, në vend apo diasporë të cilët në këtë kohë dhe në këto rrethana kontribuuan dhe ndihmuan familjet tona në nevojë, duke plotësuar kështu boshllëkun e krijuar nga keqfunksionimi, neglizhenca dhe jo serioziteti i pushtetit lokal!

Në këtë kohë, qytetarët e Preshevës nuk presin gjeste populiste dhe lëmosh nga pushteti lokal por vëmendje dhe përkujdes institucional!

Me këtë rast edhe një herë dua t’i bëj thirrje pushtetit lokal sepse edhe ashtu nuk është duke investuar në projekte serioze infrastrukturore, të ngritë nivelin e serioziteti dhe përgjegjësisë, në mënyrë institucionale dhe pa kalkulime politike të ndihmoj familjet në nevojë, në mënyrë që ç’do familje në veçanti dhe të gjithë së bashku ta kalojmë sa më lehtë këtë situatë!

Komuna e Preshevës duhet të ngritët në nivelin e seriozitetit të situatës dhe përgjegjësive që ka!

Njëkohësisht apeloj tek pushteti lokal të bëj hapat konkret, që të punojmë së bashku duke hartuar strategjinë e veprimit, të bashkuar pozitë-opozitë t’i ndihmojmë bizneset e vogla dhe ato familjare, duke shpëtuar këto biznese nga falimentimi, shumë vende të punës dhe shumë familje nga humbja e burimit të vetëm të ekzistencës!

Për hir të gjendjes së krijuar, jemi të gatshëm të ofrojmë ndihmën tonë me ekipet tona profesionale, të këshillojmë pushtetin lokal në mënyrë që ta tejkalojmë këtë gjendje pa pasoja për qytetarët tanë.

Sot, situata e kërkon të punojmë së bashku!

Të nderuar qytetar, falë seriozitetit tuaj vazhdojmë të mbetemi të pa prekur nga kjo pandemi, dua që edhe një herë të ju inkurajoj që të bashkuar dhe pa panik, duke përcjellur këshillat e profesionistëve dhe me ndihmën e Zotit ta kalojmë këtë situatë, të cilës po i vjen fundi!

Me respekt!
Ardita SINANI

Related posts

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”