Aprovohet kërkesa e KKSH / Qeveria e Kosovës ndan mbi 250 mijë euro për tekste mësimore

Qeveria e Kosovës ka ndarë 254 mijë euro për Luginën e Preshevës për pajisje me tekste mësimore në gjuhën shqipe për vitin shkollor 2023-2024.


Qeveria po ashtu ka miratuar një projekt-udhëzimit administrativ për masat e duhura parandaluese e mbrojtëse për ndalimin e pjesëmarrjes së fëmijëve në klubet e natës dhe hapësirat e tjera të ngjashme.

Kryeministri Albin Kurti tha se kjo buron nga Ligji për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe është hartuar në frymën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut me qëllim të mbrojtjes së fëmijëve nga pjesëmarrja në klubet e natës dhe hapësirat e tjera të ngjashme.

“Ky projekt-udhëzim administrativ buron nga Ligji për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe është hartuar në frymën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut me qëllim të mbrojtjes së fëmijëve nga pjesëmarrja në klubet e natës dhe hapësirat e tjera të ngjashme dhe se do të mund të cenojnë jetën, dinjitetin, mirëqenien dhe interesin më të mirë të fëmijëve”.

Ndërkaq, i dhanë dritë të gjelbër edhe Projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes ndërkombëtare mes Kosovës dhe GIZ-it gjerman për projektin për zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit te bujqësisë në zonat rurale.

Related posts

Tyrbja e vetme në Medvegjë përfshihet nga zjarri

Kërkohen 350 punëtorë, në Preshevë më 17 Prill organizohet Panairi i Punës

Mbahet seanca e VII-të e Këshillit Komunal në Bujanoc

/