Ambasadori i SHBA-ve dhe ai i OSBE-së takojnë kryeministren e Serbisë për çështjen e shqiptarëve në Luginë

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill dhe shefi i Zyrës së OSBE-së atje, Ian Brathu, kanë takuar kryeministren serbe, Ana Brnabic, të premten, me të cilën kanë diskutuar për progresin sa i përket implementimit të Planit 7 pikësh të Qeverisë së Serbisë që lidhet me Luginën e Preshevës.


Nga OSBE në Beograd potencojnë se do të vazhdojnë të punojnë në bashkëpunim të ngushtë me Qeverinë e Serbisë në përkrahje të integrimit dhe përfshirjes së minoriteteve kombëtare në Serbi.

„Takim konstruktiv me kryeministren Ana Brnabiq dhe ambasadorin e SHBA-së, Chris Hill, për të parë progresin rreth zbatimit të Planit shtatë pikësh të miratuar nga ana e Qeverisë serbe në vitin 2013“, njoftoi faqja zyrtare e OSBE-së në Facebook.

„ Misioni i OSBE-së në Serbi do të vazhdojë të punojë në partneritet të ngushtë me Qeverinë në mbështetje të integrimit dhe përfshirjes së pakicave kombëtare në Serbi“ thuhet në njoftimin e kësaj organizate.

Ky takim vjen pas më shumë se dy vite nga rifillimi i dialogut të Qeverisë së Serbisë me përfaqësuesit shqiptar politik të Luginës së Preshevë të udhëhequr asokohe nga kruetari i KKSH-së, rreth planit shtatë piksh.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Mundësi për të rinjtë nga Presheva e Bujanoci: Vizitë studimore tre-ditore në Beograd

PreshevaPRESS

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

PreshevaPRESS

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

PreshevaPRESS