Ambasadori gjerman ironizon me deklaratën e Brnabiqit, thotë se Gjermania është adhuruese e maleve
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt ka reaguar lidhur me deklaratën e kryeministres të Serbisë, Ana Brnabiq e cila tha se shqiptarët “janë njerëz të ardhur nga mali”.
Përmes një postimi në Twitter, ambsadori Heldt ka ironizuar me këtë deklaratë të Brnabiq duke shkruar se “Gjermanët janë adhurues të maleve. Shihemi në ecjen e radhës në pyll”
Ambsadori po ashtu ka përdorur edhe hashtagun #literallyjustemergedfromthewoods i cili është krijuar enkas për këtë rast.