ALTERNATIVA PËR NDRYSHIM PUBLIKON AKTAKUZËN E NGRITUR KUNDËR KRYETARES ARDITA SINANI

Alternativa për Ndryshim e Shqiprim Arifit ka publikuar në faqen e partisë në rrjetin shoqëror facebook, aktakuzën e ngritur kundër kryetares së Komunës së Preshevës, Ardita Sinani. 


Përmes një postimi në faqen e APN-së në facebook, është publikuar aktakuzë e ngritur kundër kryetares së Komunës së Preshevës, Ardita Sinani. Sipas postimit të APN-së në facebook, thuhet se Departamenti Special për Luftimin e Korrupsionit në Prokurorinë e Lartë Publike të Nishit, ka deponuar aktakuzë ndaj Ardita Sinanit, rreth dyshimeve se ka keqpërdorur buxhetin e Komunës së Preshevës , duke përfshirë edhe dy zyrtarë nga pushteti lokal.

“Në aktakuzë thuhet se Ardita Sinani, nuk ka respektuar ligjin në punë; se ka vërtetuar vendimin me nënshkrimin e saj, mbi bazën e së cilit përmenden një numër i madh i kontratave të kontestuara.” thuhet në njoftimin e APN-së të publikuar në faqen e partisë në rrjetin shoqëror facebook.

PreshevaPRESS ka mësuar se APN nesër do të dalë me një konfernecë për media rreth kësaj çështje. Siç dihet në publik APN nga viti 2017 ka denoncuar në prokurori dhe në publik Sinanin për rastin në fjalë, e që ka të bëjë me vendimin rreth shpërndarjes së subvencioneve për ndërmarrësit në Preshevë gjatë mandatit të parë të sajë si kryetare e Komunës së Preshevës.   

ARTIKUJT E NGJASHËM

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

PreshevaPRESS

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

PreshevaPRESS

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”

PreshevaPRESS