Eskorta e presidentit Donald Trump është përfshirë në një aksident rrugor, gjatë ditës së sotme.
Siç bëhet e ditur, në aksident janë përfshirë 4 motoçikleta të eskortës së presidentit, të cilët përveç dëmeve, ngasësit nuk kanë pësuar lëndime.
Lajmin e ka konfirmuar edhe Shtëpia e Bardhë përmes një deklaratë, të cilët njoftuan se presidenti Trump dhe limozina e tij nuk kanë pësuar asnjë lëndim.
Mediat e huaja kanë provuar të marrin përgjigje nga Shërbimi Sekret, por këta të fundit nuk kanë dhënë asnjë deklaratë.