Ahmeti dhe Zaevi mbërrijnë në Klubin e Deputetëve për marrëveshjen përfundimtare

Drejtuesit e LSDM-së dhe BDI-së Zoran Zaev dhe Ali Ahmeti mbërritën këtë pasdite në Klubin e deputetëve ku do të zhvillojnë takimin e fundit nga i cili pritet një marrëveshje përfundimtare për formimin e koalicionit qeverisës.


Zaev dhe Ahmeti shoqërohen nga sekretarët e përgjithshëm të partive, Ljupco Nikolovski dhe Artan Grubi.

Siç njoftuan dje LSDM dhe BDI, është arritur një marrëveshje serioze mes dy palëve në negociatat për formimin e një qeverie.

Gjatë fundjavës dhe dje, takimet intensive të punës vazhduan midis përfaqësuesve të LSDM-së dhe Koalicionit “Ne Mund” dhe BDI me qëllim të krijimit të një marrëveshje koalicioni për një qeveri të ardhshme të qëndrueshme të Republikës së Maqedonisë Veriore. /TetovaSot

ARTIKUJT E NGJASHËM

Kongresmenët amerikanë takohen me sekretaren e ministrisë në Beograd, anulohet takimi me Ana Brnabić

PreshevaPRESS

BIK del me njoftim për festën e Kurban Bajramit

PreshevaPRESS

Tri ditë pushim për festën e Kurban Bajramit për të punësuarit në institucionet shtetërore

PreshevaPRESS