Agjencitë e inteligjencës amerikane kanë arritur në përfundimin se koronavirusi i ri nuk është bërë nga njeriu, ose nuk është modifikuar.
Por, ato thonë se janë akoma duke e hulumtuar origjinën e virusit, raporton BBC.
Kjo është deklarata e parë për këtë çështje nga agjencitë e inteligjencës amerikane.
Ajo hedh poshtë teoritë e komplotit në lidhje me origjinën e pandemisë dhe raportimet se kinezët e zhvilluan dhe e lëshuan koronavirusin, si një armë biologjike.
Por, nuk përjashtohet mundësia që virusi të ketë dalë aksidentalisht nga një laborator në Vuhan ku studioheshin sëmundjen infektive.
Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka ngritur pyetje në lidhje me sigurinë e laboratorëve në Kinë dhe ka kërkuar nga Pekini të lejojë ekspertë të jashtëm në këtë institucion.
Qeveria kineze thotë se çdo pretendim i tillë është i pabazuar.
Rastet e para me koronavirusin e ri u paraqiten në fund të vitit të kaluar në Kinë.
Sipas të dhënave të Universitetit John Hopkins, aktualisht në gjitha vendet e botës janë 3,247,648 të infektuar me këtë virus. /REL