ADSH KËRKON NJË MINISTRI, NJË NDIHMËS MINISTËR, KRYETARIN E TK DHE NJË SEKRETAR SHTETËR NË NJË MINISTRI

Në ndërtesën e Presidencës pak më parë ka përfunduar takimi midis presidentit dhe koalicionit “ Alternativa Demokratike Shqiptare- Lugina e Bashkuar“ .


Pjesë e delegacionit të listës së unifikuar të subjekteve shqiptare ishin që të tre deputetët e zgjedhur në përbërjen e re të parlamentit republikan.

Detajet e takimit i ka bërë të njohura përmes një postimi deputeti Argjend Bajrami, i cili ka bërë të njohur se delegacioni shqiptar nga Vuçiq ka kërkuar ndër të tjera Ministrinë e pushtetit lokal, Ndihmës Ministrin e Ekonomise, Sekretarin shtetror në Ministrinë e Arsimit dhe Kryetarin e Trupit Koordinues

“Këto 4 kushte janë të ndërlidhura ngusht me problemet tona kryesore që i kemi gati 20 vite, tani shpresojmë që presidenti e ka kuptuar qasjen serioze të këtij koalicioni dhe presim përgjigje” ka shkruar Bajrami

Derisa përveç deputwtit Bajrami, bartësi i listës dhe deputeti Shaip Kamberi ka njoftuar se është biseduar për nevojat e domosdoshme të popullsisë shqiptarë, të cilat me dekada po injorohën.

“Me Presidentin e R. Serbisë, A Vuçiq, në cilësine e deputetëve të listës shqiptare biseduam për nevojat e domosdoshme të popullsisë shqiptarë, të cilat me dekada po injorohën.

Çfarëdo vendimi jonë rreth qëndrimit ndaj qeverisë së re do të varet nga qendrimi dhe programi që kjo qeveri do të ketë ndaj shqiptarëve fhe kërkesave tona legjitime” ka shkruar Shaip Kamberi.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Mustafa vazhdon traditën e Arifit, financon ekskursionin e maturantëve të Preshevës

PreshevaPRESS

Shtatë parti në garën për zgjedhjet lokale në Preshevë

PreshevaPRESS

PVD dorëzon listën zgjedhore në Bujanoc

PreshevaPRESS