Mundësi për të rinjtë nga Presheva e Bujanoci: Vizitë studimore tre-ditore në Beograd

Organizata joqeveritare “Iniciativat Qytetare” me seli në Beograd, fton të rinjtë e moshës 16 deri në 30 vjeç nga Presheva dhe Bujanoci të i bashkohen në një vizitë studimore tre-ditore në Beograd, që do të mbahet nga 9 deri më 11 dhjetor 2024.


Kjo është një mundësi e veçantë përmes aktiviteteve interaktive dhe bisedave frymëzuese për të hulumtuar tema me rëndësi për të rinjtë, të drejtat e njeriut dhe të ardhmen e përbashkët, thuhet në njoftimin e orgaizatës.

Në vazhdim ju sjellim tekstin e thirrjes publike për të aplikuar në këtë vizitë triditore, përmes të cilave organizata në fjalë është munduar të përgjigjet në pyetjet e mundshme për kandidatët potencial.

Çfarë ju pret?
Kjo vizitë ju ofron mundësinë të takoni moshatarë nga mjedise të ndryshme dhe të ndani përvoja e ide të reja. Do të bashkoheni në aktivitete për Ditën e të Drejtave të Njeriut, duke mësuar për rëndësinë dhe zbatimin e tyre në jetën e përditshme, së bashku me organizata të shoqërisë civile. Dhe nuk mbaron këtu! Do të eksploroni qytetin e Beogradit, të mësoni rreth historisë dhe kulturës së tij, ndërkohë që kaloni momente të veçanta dhe argëtoheni njëkohësisht.

Të gjitha aktivitetet gjatë vizitës do të zhvillohen në gjuhën serbe dhe angleze.

Pse duhet të aplikoni?
Kjo vizitë është më shumë se një mundësi për të mësuar dhe për t’u shoqëruar – është një eksperiencë që ju ndihmon të krijoni kujtime të veçanta dhe të zgjeroni horizontet tuaja. Bashkohuni me ne dhe kontribuoni në ndërtimin e mirëkuptimit midis të rinjve nga komunitete të ndryshme.

Çfarë ofrojmë?
Shpenzimet e transportit, akomodimit dhe ushqimit për të gjithë pjesëmarrësit janë të mbuluara plotësisht.

Si të aplikoni?
Plotësoni formularin e aplikimit në këtë LINK më së voni deri të hënën, më 2 dhjetor, në ora 17:00!

Shënim: Vendet janë të kufizuara, ndaj mos e humbni mundësinë për t’u bërë pjesë!

ARTIKUJT E NGJASHËM

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

PreshevaPRESS

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

PreshevaPRESS

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”

PreshevaPRESS