107 VJET NGA DITA KUR FILLOI PUNËN QEVERIA E ISMAIL QEMALIT

Në vitin 1912, pikërisht më 4 dhjetor, Qeveria e parë shqiptare filloi punën nën kryesinë e Ismail Qemalit.


Qeveria do të qëndronte në Vlorë deri në janar të vitit 1914, megjithëse me autoritet praktikisht vetëm brenda qytetit.

Po më 4 dhjetor, Vlora u godit me artileri nga flota greke që kishte bllokuar portin.

Trupat greke gjithashtu pushtuan ishullin e Sazanit, duke kontrolluar hyrjen në portin e Vlorës dhe këputën kabllon e komunikimit Shqipëri-Itali, e vetmja lidhje e vendit me botën e jashtme.

Grekët gjithashtu tentuan të merrni Sarandën.

Anëtarët e Kabinetit Qeveritar

  1. Ismail Qemali – Kryeministër dhe Ministër i Jashtëm
  2. Dom Nikoll Kaçorri – Zv.Kryeministër
  3. Myfit bej Libohova – Ministër i Brendshëm
  4. Gjeneral Mehmet Pashë Deralla – Ministër i Luftës
  5. Abdi bej Toptani – Ministër i Financave
  6. Dr. Petro Poga – Ministër i Drejtësisë dhe sistemit Gjyqësor
  7. Dr. Luigj Gurakuqi – Ministër i Arsimit
  8. Mit’hat Bej Frashëri – Ministër i Punëve Publike
  9. Pandeli Cale – Ministër i Agrikulturës
  10. Lef Nosi – Ministër i Post-Telegrafit

ARTIKUJT E NGJASHËM

Oxford shpallet sërish universiteti më i mirë, institucionet evropiane në rënie

PreshevaPRESS

E diela me diell dhe vranësira, temperaturat arrijnë në 22 gradë

PreshevaPRESS

Këta janë fituesit e çmimit Nobel në Mjekësi

PreshevaPRESS