Zyrtarët rusë përgjohen nga SHBA, disa kanë dyshime për pushtimin e Ukrainës

Komunikimet e përgjuara nga Shtetet e Bashkuara zbulojnë se disa zyrtarë rusë kanë shqetësime se një pushtim i plotë i Ukrainës do të kishte më shumë kosto dhe do të ishte shumë më i vështirë nga sa kanë menduar presidenti Vladimir Putin dhe drejtues të tjerë në Kremlin.

Lajmin e bëjnë të ditur për CNN katër burime që kanë dijeni për këto përgjime. Sipas tre prej burimeve, disa nga zyrtarët që janë treguar dyshues janë operativë të shërbimeve inteligjente dhe ushtarake të vendit. Zyrtarët gjithashtu kanë shfaqur shqetësim për faktin se mos planet e tyre ekspozohen nga shtetet perëndimore, thanë dy burime, duke cituar komunikimet e përgjuara.

Nuk ka dëshmi që të tregojnë se këta zyrtarë janë kundër planit për pushtimin e Ukrainës, apo se do të revoltoheshin kundër urdhrave të Putinit, thanë dy burime për CNN. Një tjetër burgim pranë shërbimeve inteligjente amerikane vuri në dukje se Rusia ka një ushtri profesionale që mendohet se do t’i zbatonte me sukses urdhrat e Putinit. Megjithatë, zyrtarët besojnë se do të ishte e vështirë.

“Nga vlerësimet që u kemi bërë, shishet se disa njerëz në palën ruse nuk e kanë kuptuar në të vërtetë sesi është plani”, tha një zyrtar i lartë europian për CNN. Një tjetër burim tha gjithashtu se mënyra sesi ka ndryshuar planifikimi i Rusisë tregon se disa nga shqetësimet e zyrtarëve janë dëgjuar. Zyrtarët amerikanë kanë thënë publikisht dhe privatisht se nuk e dinë nëse Putin ka vendosur për të sulmuar. Kjo për shkak se është shumë e vështirë të futesh në rrethin e ngushtë të Putin, thanë burimet për CNN.

Më herët, zyrtarët amerikanë thanë se Rusia ka grumbulluar rreth 70% të kapacitetit të nevojshëm ushtarak për një pushtim të plotë të Ukrainës, javët në vijim. Sipas tyre, terreni pritet të ngrijë dhe ngurtësohet nga mesi i shkurtit duke i dhënë mundësi Moskës të dislokojë më shumë pajisje të rënda deri në fund të marsit.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Donald Trump drejt fitores në zgjedhje

PreshevaPRESS

Avionët e parë luftarakë F-16 mbërrijnë në Ukrainë

PreshevaPRESS

Izraeli: Konfirmohet vrasja e liderit ushtarak të Hamasit, Deif

PreshevaPRESS